Laporta sulmon VAR: I turpshëm gjykimi në takimin Real Madrid-Almeria!

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta tha se standardi i gjykimit në takimin Real Madrid-Almeria të fituar nga “Galaktikët” 3-2 ishte një turp. Në përballjen e La Liga-s të dielën në “Santiago Bernabeu”, “Los Blancos” përfituan nga vendiemt e VAR për të përmbysur disavantazhin 0-2 nga miqtë.

Presidenti i blaugranave ishte i ashpër në Galanë e madhe të organizuar nga media spanjolle Mundo Deportivo.

“Çfarë ndodhi në Bernabeu ishte një turp. Mendoj se kolektivi i arbitrave duhet që të japin përgjigje për një sërë shpjegimesh që kanë ndodhur përgjatë sezonit me gjyqtarët. Do na befasonte nëse kjo nuk do të ndodhte, pasi besojmë se ka një braktisje të funksioneve.”

Reali mban distancën prej 7 pikësh ndaj blaugranave në renditje. Laporta shprehet se me një gjykim të drejtë, diferenca do të ishte ndryshe.

Por presidenti i katalanasve beson se me cilësitë që skuadra e Çavit ka, mund të kalojë “Los Blancos” në renditje përgjatë sezonit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share