Lampard: Në “Stamford Bridge” mund të ndodhin gjëra speciale

Në ndeshjen e pare të çerekfinales në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Çellsit që përfundoi me fitoren e ekipit mbretërorë në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2:0, trajner Frank Lampard përkundër këtij rezultati negative nuk është dorëzuar ended he shpreson se ndeshja kthyese në “Stamford Bridge” javën e ardhëshme do të vendos ekipin gjysmëfinalist

“Jam krenar me atë që e kemi bërë më 10 lojtarë. Aspekt zhgënjyer ishte t’ua mundësonim atyre që ta bëjnë lojën e tyre me ndërprerje, prej së cilës e shënuan edhe golin e dytë”, deklaroi fillimisht trajneri anglez pas lojës për “BT Sport”, përcjell “KlanMacedonia”.

“Ka një mungesë të vetëbesimit, por lojtarët duhet ta kuptojnë se sa të mirë janë dhe se çka janë në gjendje të bëjnë. Kjo po na kushton për momentin”, vazhdoi ai.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Iu kam thënë djelmoshave të mi se në ‘Stamford Bridge’ mund të ndodhin gjëra speciale. Real Madridi e ka një skuadër të shkëlqyeshme, por ne duhet të besojmë. Nevojitet ta rrisim nivelin, duhet ta kuptojmë se na duhet një pozitivitet mental”, shtoi Lampard.

/KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share