Lamine Yamal – adoleshenti ylli i EURO 2024!

Me 16 vjet e 362 ditë, golashënuesi më i ri në historinë e EURO-ve, Lamine Yamal, me vetëm disa muaj jetë ishte gjetur i përqafuar nga Leo Messi, padyshim për nevojat e ndonjë reklame.

Kronistët e kishin gjetur fotografinë dhe është bërë virale nëpër rrjetet sociale.

Mbase Messi ka hedhur pluhurin magjik në trashëgimtarin e tij potencial, të birin e një marokeni dhe të një banoreje nga Guineja Ekuatoriale. Të dy bashkë kanë kaluar shkollën e të rinjve të klubit nga Camp Nou.

Se Barcelona në radhët e saj ka një margaritar të cmuar dëshmon klauzola prej 1.000.000.000 euro. Të kota mbeten insistimet e “sheikëve” të PSG-së dhe oferta e tyre prej 250.000.000 euro.

Ende pa i mbushur 17 vjet, Lamine Yamal, vazhdon shkollimin online, madje bën edhe detyrat e shtëpisë.

Me moshën e tij, mbeti I shokuar edhe Mbreti I Spanjës, kur vizitoi futbollistët në zhveshtore.

Sipas ligjeve gjermane e ka të ndaluar të punojë pas orës 23.00, por Federata spanjolle e futbollit me dëshirë do t`i paguante dënimet nëse Yamal vazhdon me paraqitjet e shkëlqyeshme.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share