I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka cilësuar mbajtjen e zgjedhjeve në veri me “shkelje në mina”.
Ai në një intervistë për Kurier, ka thënë se marrëveshja e Ohrit mes dyja shteteve ka qenë një arritje e jashtëkonshme në rrugën e normalizimit, përcjell KlanKosova.tv.
“E dimë saktësisht se cka duhet bërë. Por që ka shumë “mina tokësore” përgjatë kësaj rruge e në të cilat s’duhet shkelur”, është shprehur Lajçak.
“Zgjedhjet e mbajtura në prill në veri janë njëra prej minave në të cilat ramë. Aktualisht fikusi nuk është në normalizim, por në menaxhim të krizës”.