Lajçak i zhgënjyer me vendimet për Ballkanin Perëndimor

Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Samiti BE-Ballkani Perëndimor i ka zhgënjyer sërish vendet e këtij rajoni.

Lajçak thotë se kanë ndërmarr vendime për Evropën Lindore, por jo edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen tonë evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shkruar Lajçak në rrjetin social Twitter. /KlanKosova.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share