Lajçak i alarmuar për Euron në Kosovë

SERBIA ANKOHET NË BRUKSEL, SITUATA TENSIONOHET SËRISH

Vendimi i autoritreteve kosovare që të lejojnë që nga data 1 Shkurt vetëm qarkullimin e monedhës evropiane euro ka shkaktuar zemërim ne Beograd dhe tek popullsia serbe që jeton në Kosovë. Kryenegociatori Lajçak pas takimeve me Vuçiç e Bislimin në Davos tha se ky vendim nuk do të ketë pasoja negative.

Banka Qendrore e Kosovës vendosi qe nga data 1 shkurt euro të jetë monedha e vetme e lejuar për transaksionet e pagesave dhe kjo ka shkaktuar zemerimin e Beogradit qe eshte ankuar ne Bruksel.

Pas takimeve me Bislimin dhe Vuçiqin në Davos ndermjetesi Miroslav Lajçak shpreson se anulimi i transaksionet e pagesave me Serbinë nuk do të ketë pasoja negative.

“Një nga problemet është njoftimi i Kosoves se do të anulojë transaksionet e pagesave me Serbinë ndaj

këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, z. Bisljimi. I kërkova që të përgjigjet në disa pyetje të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar.

Besoj se nuk do të kthehet ne situate te rrezikshme, besoj se do të gjejmë një zgjidhje që sigurisht nuk do të ketë pasoja negative”, tha Miroslav Lajçak.

Për dialogun Lajçak tha se çështja kryesore është themelimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

“Dinamika e procesit varet nga të dyja palët. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të organizojmë takime. Në këtë fazë, ne fokusohemi më shumë në komunikimin e ndarë me Beogradin dhe Prishtinën, për të përgatitur disi mjedisin për përparim në proces”, tha Lajçak.

Presidenti Vuçiq u tha gazetarëve në Davos se kryeministri Albin Kurti dëshiron që të pengojë pagimin e pagave dhe pensioneve për serbët, që do të nënkuptonte debimim të serbëve nga Kosova.

“Kam biseduar me krerët e disa shërbimeve të inteligjencës si dhe me ndermejetesin e BE-se Miroslav Lajçak. U kam kërkuar që të ndihmojnë në ndalimin e përpjekjes së Kurtit për të shkatërruar dialogun. Kurti dëshiron qe të pengojë pagesën e pagave dhe pensioneve për njerëzit tanë në institucione ne shëndetësi dhe arsim. Per Serbisë, kjo do të nënkuptonte jo një largim të heshtur, por me zë të lartë të serbëve nga Kosova”, tha Vuçiq.

Ende nuk ka nje date se kur Kosova e Serbia do te rikthehen ne dialog . Vendimi per target entuziazmoi Brukselin por optimizmi zgjati pak derisa ne Kosove u vendos te mos perdoret me dinari serb.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share