Labinot Musliu në MundoKlan tregon arsyet se pse Anglia është favorite për trofeun e Katarit

Në emisionin MundoKlan, ish futbollisti Labinot Musliu vlerëson se Anglia ësht përfaqësuesja favorite për ta fituar trofeun e Kupës së Botës “Katar 2022”. Për këtë, Musliu jep disa arsye.

“Arsyeja e parë është se në Kampionatin Botëror në Rusi, Anglia humbi vetëm prej Kroacisë në gjysmëfinale, në Kampionatin Europian arriti deri në finale ku humbi me penalti me Italinë. Nëse analizojmë me kujdes ekipin e formacionit bazë anglez, sipas mendimit tim profesional dhe personal, mund të gjesh vetëm dy pika të themi të dobëta, Harry Maguire dhe Luke Shaw, por kur ta analizosh me vëmendje edhe lojtarët që zëvendësohen, dmth tek të pesë zëvendësimet dalin dhe hyjnë lojtarë që kanë kapacitet shumë të lartë që vetëm mund ta rrisin kualitetin e lojës”, deklaroi në emisionin MundoKlan, ish futbollisti Labinot Musliu./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share