25-vjeçarja ka pohuar se ka bërë ndërhyrje vetëm tek buzët
Kylie Jenner u është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë akuzuar gjithë këto vite se ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj për shkak të operacioneve plastike. E pyetur në një intervistë për “Homme Girls” për ndërhyrjet estetike që ka kryer ajo u përgjigj kështu.
“Mendoj se ka një keqkuptim të madh për mua, se kam bërë shumë operacione plastike në fytyrë dhe se jam një person shumë i pasigurt. Në të vërtetë nuk është kështu.”
Siç pranoi më vonë, ajo gjithmonë ka patur pasiguri për buzët e saj dhe për këtë arsye i është nënshtruar një ndërhyrjeje.
“Kam bërë buzët. Nuk pendohem, por edhe pa këtë ndërhyrje, gjithmonë kam menduar se jam e lezetshme.”
Kjo nuk është hera e parë që 25-vjeçarja mohon të ketë bërë operacione plastike.
Në një intervistë të vitit 2019 me revistën Paper, Jenner tha se ishte “e tmerruar” nga ideja e ndërhyrjeve të shumta estetike në fytyrë.
Klan News