Kylian Mbappe: Një minierë ari për Real Madrid dhe Adidas

Kylian Mbappe ka zëvendësuar yllin Kristiano Ronaldos në “Santiago Bernabeu” dhe pritet të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në financat e Real Madridit dhe kompanisë Adidas, që sponsorizon klubin spanjoll. Sipas projeksioneve, brenda një sezoni pritet të shiten 4 milionë fanella të Mbappesë, duke i sjellë Realit rreth 300 milionë euro.

Kjo shifër është pesëfish më e lartë sesa fanellat e shitura nga Xhud Belingham sezonin e kaluar. Adidas gjithashtu pritet të përfitojë shumë nga imazhi i Mbappesë, duke e bërë investimin e tyre prej 120 milionë eurosh në Real Madrid një sukses të madh.

Presidenti Florentino Perez është i lumtur për situatën sportive dhe financiare të klubit, i cili ka kaluar pa probleme edhe pandeminë e Covidit dhe është kampion në fuqi i Spanjës dhe i Evropës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share