GREQI – Thimo Roland Droboniku 56 vjeç është shqiptari i vrarë në Athinë mbrëmjen e së enjtes. Mediat greke kanë publikuar foton e tij, teksa hetuesit janë duke analizuar të kaluarën e tij, që vlen të theksohet se viktima ka qenë i skeduar për disa vepra penale.
Sipas mediave greke, shqiptari ka qenë i arrestuar disa herë më parë si pjesë e bandës kriminale, trafik droge, falsifikim etj.
Autoritetet gjithashtu po hetojnë nëse 56-vjeçari Thimo Roland Droboniku ka lidhje me një makinë të mbushur me armë që u sekuestrua një javë më parë në Athinë pranë zonës ku ai u vra, ku dhe banonte.
Shqiptari u qëllua me 2 plumba pistolete sapo dilte nga shtëpia e tij në lagjen Paleo Faliro rreth orës 21:00.
Policia greke po analizon kamerat e sigurisë në zonë për të përftuar të dhëna hetimore në lidhje me autorin/ët.
/tvklan.al