Ky është çiklisti shqiptar nga Shkupi që humbi jetën në aksidentin afër Radishanit

Arbër Shaqiri nga Shkupi është çiklisti që ka humbur jetën sonte në aksidentin në Qarkoren e Shkupit afër Radishanit, përcjell Klan Maqedoni. Lajmin e kanë bërë të ditur në rrjetin social Facebook, klubi i çiklistëve “Phoenix”.

Me keqardhje ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin një veturë ka goditur dy çiklist nga Shkupi, në unazën në Shkup (Radishani) drejtimin nga Tetova. Në aksidentin ka humbur jetë shoku ynë dhe njëkohësisht anëtari i klubit Phoenix Cycling Team, Arbër Shaqiri. Në emër të klubit, shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmive”, thuhet në njoftimin e “Phoenix cycling team”.

Një aksident tragjik në Qarkoren e Shkupit ka shkaktuar bllokimin e komunikacionit në këtë pjesë të autostradës. Një automjet më herë kishte goditur për vdekje një çiklist, ndërsa një tjetër me lëndime trupore është dërguar në Urgjencë, përcjell Klan Macedonia.

“Në ora 15:48 është raportuar se në unazën, pas kryqëzimit të Radishanit në drejtim të Tetovës, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin automjeti Mazda me targa të Shkupit i drejtuar nga R.R. (63) ka goditur dy çiklistë – A.S, i cili ka ndërruar jetë në vend dhe A.P, i cili ka pësuar lëndime dhe me automjet të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore është transportuar në Qendrën e Urgjencës “Nënë Tereza”, thonë nga MPB.

Aksidenti ka ndodhur afër Radishanit. Klan Macedonia sjell pamjet direkte nga vendi i ngjarjes.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share