Ky do të jetë qyteti nikoqir i ‘Eurovision 2024’

Edicioni i 68-të i Eurovision do të organizohet në Malmö të Suedisë.

Qyteti bregdetar në jug të vendit është zgjedhur pas “dialogut me disa qytete”, janë shprehur organizatorët.
Arena e Malmos do të presë në skenë gjysmëfinalet në datat 7 dhe 9 Maj 2024 si dhe finalen më 11 Maj.

Loreen, artistja suedeze i dha për herë të dytë fitoren vendit të saj me këngën “Tattoo”, ndërsa në vitin 2012 konkurroi me “Euphoria”.

Malmö, qyteti i tretë më i madh në Suedi do të mirëpresë kompeticionin për herë të tretë ndërsa më parë e kanë bërë vetëm Stokholmi dhe Kopenhaga. Kjo do të shënojë herën e shtatë që Suedia organizon konkursin europian të këngës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share