“Kvantashki”: Kërcënime, kushte të këqija dhe kaos (VIDEO)

TREGTARËT SËRISH NË RRUGË PËR TË PROTESTUAR

Protestat para tregut me shumicë Kvantashki kanë vazhduar edhe mëngjesin e ditës së sotme. Protestuesit ankohen për çmime të larta dhe kushte të këqija. Nga pronarët ju kundër përgjigjen me kërcënime.

Shesin produkte ushqimore në këto kushte…

E kur dolën të ankohen për kushtet dhe për çmimin e lartë që e paguajnë për të hyrë në këtë treg erdhi edhe kundërpërgjigja nga pronarët.

Personi që e lexoi letrën me kërkesat e shumicës dërmuese të tregëtarëve u kërcënua dhe sot nuk erdhi në protestë.

”Ky zotëria iu është kërcënuar atij djalit që e ka lexuar letrën ditën e parë.  Unë ty do ta fus 2000 euro. Unë do të bëj WC në vendin tënd ku shet 31 vjet” – tha njëri tregtar.

Kërcënimet nuk janë dukur e rrallë prej se pronari i ri e ka blerë “Kvantashkin”. Sipas tregtarëve, ka pasur raste kur persona të armatosur nga shtetet fqinjë kanë ardhur për ti kërcënuar ata. E sigurimi i objektit ka sulmuar me gaz lotsjellës një tregtar të moshuar. Katër vite më parë, investitori ka premtuar se do të modernizojë këtë pronë, por deri më sot, asnjë investim nuk është parë e çmimet janë rritur.

”Kur ka ardhur ky zotëri këtu, ka ardhur me projekt 1.5 milion euro investim dhe këtu ka qëndruar projekti por tani nuk është. Ne e kemi pranuar me shumë dëshirë sepse menduam që do të ndryshojë pikësëpari kushtet dhe do të kemi biznese më të mirë”

”Nga dita kur e ka marrë ky person, nga 1600 denarë sa kam paguar për vendin ku shes unë, tani me sistem e ri të këtij unë duhet të paguaj prej në 400 deri në 500 euro”.

Tregtarët i kanë adresuar problemet e tyre edhe deri tek institucionet, por kanë hasur në vesh të shurdhër. Megjithatë, ata bën apel edhe sot deri tek ata.

”Apeloj deri tek Ministria e bujqësisë, që besoj se do të na kuptojnë. Deri tek Ministria për transport dhe lidhje, gjegjësisht edhe deri tek Qeveria në krye me Kryeministrin. Besoj tek ata sepse ne kemi dalë këtu për një copë bukë” – tha një tjetër tregtar.

Pronari Anamark thotë se shumë prej tregtarëve nuk kanë kompani dhe punojnë në të zezë por vet ai nuk jep kuponë fiskal. Në hyrje kur tregtarët paguajnë, të punësuarit u japin një kupon të thjeshtë me vulë që dëshmon se kanë paguar.  /KlanMacedonia/

Përgatiti: Furkan Saliu

Lexo gjithashtu
Total
0
Share