Kuvendi votoi amnistinë për të dënuarit gjatë pandemisë

Në seancën e sotme të rregullt, Kuvendi miratoi Ligjin për amnisti për shkelësit e orës policore dhe karantinës gjatë pandemisë së Covid-19.

Sipas kësaj, mijëra shkelës të protokolleve të Covid-it, të cilët nuk kanë paguar gjobë dhe kanë mbaruar ose janë në prag të burgut, do të amnistohen dhe burgu do të zëvendësohet me një dënim me kusht.

Propozimi i Ligjit për amnisti, pas një procedure të shkurtuar, u mbështet nga deputetët me 76 vota “pro” dhe një “kundër”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Amnistia nuk do të zbatohet për personat juridikë, gjegjësisht restorantet dhe kafenetë, përcjell Klan Macedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share