Miratohet buxheti për 2023
Federata e futbollit të Maqedonisë mbajti Kuvendin e rregullt vjetor. Nga 62 delegat sa numëron ky Kuvend të pranishëm ishin 60, ndërsa vendimi më i rëndësishëm që u miratua ishte miratimi i buxhetit për vitin 2023, njofton KlanM.
Trupi më i lartë i Federatës së Futbollit miratoi llogarinë përfundimtare për vitin e kaluar dhe Buxhetin e Federatës për vitin e ardhshëm, kurse sic njofton KlanM, u miratua edhe raporti I revizorit të pavarur. Delegatat në Kuvend njëzëri kanë miratuar edhe raportin e Administratës së FFM-së për realizimin e planit strategjik 2021 – 2025, kurse është miratuar edhe Strategjia për qëndrueshmëri sociale.
“Në kuvendin e rregullt që patëm sot në Shkup, dhamë llogaridhënie para delegatëve të Kuvendit të FFM-së dhe miratuam buxhetin për vitin 2023. Normalisht që ishte një Kuvend jashtëzakonishtë i mirë, të gjithë delegatët unanimisht votuan për të gjitha pikat që patëm në punën e Kuvendit të sotëm”, tha Muamed Sejdini, kryetar i FFM-së.
Pjesën e punës së Kuvendit të rregullt të FFM-së e kanë ndjekur edhe përfaqësues të UEFA-së dhe FIFA-s, njofton KlanM.
Denis Bastari përfaqësuesi I departamentit për Asociacionet Kombëtare përfaqësonte UEFA-në, derisa Elkan Mamadov dhe Lorenco Kavaljari ishin përfaqësues të FIFA-s.
FIFA dhe UEFA u zotuan se bashkë me FFM-në do të vazhdojnë shtigjeve të njëjta edhe në të ardhmen.
Në kuvend, sic njofton KlanM, u verifikuan edhe mandatet e katër delegatëve nga Lidhja Futbollistike Komunale e Tetovës. /KlanMacedonia