Njohjen e letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale
Kuvendi në seancën e 111-të ka ratifikuar tre marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit. Bëhet fjalë për njohjen e ndërsjelltë të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, njofton KlanM.
Pasi Komisionet amë nuk dorëzuan propozim të plotësuar, deputetët pa debat miratuan Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, mjekëve të mjekësisë dentale dhe arkitektëve në kontekst të Marrëveshjes Qendroro-Evropiane për tregti të lirë.
Ndryshe, siç njofton KlanM, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, I Shqipërisë, Edi Rama, I Kosovës, Albin Kurti, Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq dhe Kryeministri I Bosnjë Hercegovinës, Zoran Tegeltija, në Samitin e Procesit të Berlinit, që në Nëntor të vitit të kaluar u mbajt në Berlin nënshkruan këto tri marrëveshje, siç u tha me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit dhe lidhjes rajonale midis gjashtë vendeve të rajonit./KlanMacedonia/