BE grant për hekurudhën Beograd-Nish

Vlera totale e punimeve vlerësohet në më shumë se 2.5 miliardë Euro

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe komisioneri Oliver Varhelji nënshkruan brenda nje vagoni treni grantin për financimin e hekurudhës së re Beograd-Nish. Ky financim për këtë hekurudhë të shpejtësisë së lartë është pjesë e paketës financiare të Bashkimit Evropian për Korridorin Hekurudhor nr.10.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vuçiç i tha komisionerit se me ndërtimin e kësaj hekurudhe të shpejtë do të mund të udhëtohet nga Nishi në Novi Sad për vetëm tre orë dhe nga Budapesti në Nish për rreth katër orë e gjysmë. Në hekurudhën Beograd – Nish, gjatësia totale e së cilës është 230 kilometra është planifikuar që trenat të lëvizin me shpejtësi 200 kilometra në orë. Përfundimi i punimeve pritet në vitin 2029.

Po ashtu, aktualisht janë duke u hartuar edhe specifikimet teknike të trenave që do të blejë shteti i Serbisë, trena specialë për ketë linjë dhe planifikohet që për 100 minuta të arrijnë në Nish nga Beogradi. Në hekurudhën e shpejtë Beograd – Nish priten të udhëtojnë rreth 2.3 milionë pasagjerë në vit.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share