Kuvendi pranoi nga Qeveria propozimin për ministrin e ri të Vetëqeverisjes Lokale

Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend propozimin që Risto Penovi të jetë ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale, por ende nuk ka informacion se kur do të mbahet seanca plenare në Kuvend për zgjedhjen e tij.

Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se në mënyrë shtesë do të kumtohet kur të mbahet seanca për zgjedhjen e Penovit, i cili është propozuar për këtë pozitë pasi ministri i deritanishëm Goran Milevski për arsye personale dha dorëheqje.

Në Kuvend sot mbahet takim i koordinatorëve të grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, ku do të dakordohen aktivitetet e ardhshme.

Tani për tani zyrtarisht në faqen e Parlamentit për sot janë caktuar dy seanca të Komisionit Ligjdhënës-Juridik, ndërsa nesër do të ketë një vizitë dhe fjalim të kryetares së Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Zvicrës, Irene Kelin, si dhe seancë të Komisionit për Kulturë.

Seancë të re parlamentare Xhaferi së fundmi ka caktuar seancë për më 17 tetor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share