Kuvendi nuk i dha ”dritë jeshile” ligjit për vazhdimin e afatit të pasaportave të vjetër

DOKUMENTET PERSONALE

Kuvendi i Maqedonisë nuk e votoi propozimin e një pjese të deputetëve opozitar për ndryshime të ligjit për dokumentet e udhëtimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut, me të cilët ishte paraparë që të vazhdojë vlefshmëria e pasaportave me emrin e vjetër kushtetues “Republika e Maqedonisë” deri më 31 dhjetor të vitit 2024.

Nga gjithsej 100 deputetë, “për” votuan 46 deputetë, derisa 54 votuan “kundër”.

Në pyetjen nëse shumica parlamentare do të mbështesë propozimin për vazhdimin e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, kryeparlamentari, Jovan Mitrevski tha dje se, marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndërrohen me tjetër ligj.

Nga VMRO – DPMNE paraprakisht njoftuan se, këto ndryshime ligjore janë dalja e vetme nga kaosi me rrëmujat dhe maltretimi i qytetarëve për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Kujtojmë se, më 12 shkurt përfundoi afati 5 vjeçar sipas dispozitës së Marrëveshja e Prespës, me çka më nuk vlejnë dokumentet e udhëtimin dhe dokumentet për përdorim ndërkombëtare që përmbajnë emrin e vjetër të shtetit. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share