Talat Xhaferi mbetet edhe deputet edhe kryeministër.
Pa pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë, u tejkalua një tjetër përpjekje për të zgjidhur rastin e papajtueshmërisë së dy funksioneve.
Kryetari i “Të Majtës” Dimitar Apasiev, para tri ditësh dorëzoi kërkesë në Kuvend që të deklarohet pa diskutim ndërprerja e mandatit të Xhaferit.
Kërkesa bazohet në Kushtetutë dhe në katër ligje që parashikojnë ndërprerjen e mandatit nëse një deputet ka edhe një detyrë tjetër.
Pak ditë më parë, kabineti i Gashit njoftoi se “Kuvendi ka qëndruar konsistent me rastet e mëparshme ku Qeveria kryen vetëm funksionet e nevojshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re për të siguruar vazhdimësi dhe transferim të rregullt të pushtetit”.