Kuvendi: Nivel i ulët i cilësisë së debatit

INSTITUTI PËR DEMOKRACI: MË SHUMË SE GJYSMA E DISKUTIMEVE ME ARGUMENTE TË DOBTA

Në shkallën nga 1 deri 10, vlerësimi për cilësinë e debatit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, për gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2022, është 5.7. Kështu, sic njofton KlanM, thuhet në mbikqyrjen e Institutit për Demokraci për peiudhën Korrik – Dhjetor 2022.

Në focus, sic percjell KlanM, kanë qendë diskutimet që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe demokracinë.

Përkundër përmirësimit të vogël krahasuar me periudhën Janar – Qershor, raporti tregon nivel të ulët të cilësisë së debatit dhe konfirmon konkluzën se ka hapësirë për përmirësim të dukshëm.

Folësit në 39% të fjalimeve nuk kanë pasur argumente, derisa 54% argumente të dobëta. Një ose më tepër argumente janë vërejtur në 7% të diskutimeve.

Kur bëhet fjalë për sjelljen e deputetëve ndaj personalitetit të kolegëve të tyre nga parti tjera, sic njofton KlanM, në 17% të diskutimeve është treguar respekti, që paraqet një progress të dukshëm për dallim nga periudha paraprake kur respketi është treguar vetëm në 1% të rasteve.

Raporti tregon se deputetët në rreth 87% të diskutimeve të tyre, nuk potencojnë të drejtat e grupeve të margjinalizuara.

Më aktiv në diskutime kanë qenë deputetët e opozitës me 63% kurse deputetët e pozitës me 37%. Në foltoren e Kuvendit më së shumti kanë qëndruar Bojan Stojanoski dhe Gordana Siljanovska Davkova. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share