Patentë shoferët do të jenë të vlefshme edhe tej. Kjo pas votimit të propozim ndryshimeve të Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, të cilat në Kuvend u propozuan dhe u miratuan me marrëveshje të përbashkët të deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Propozim ndryshimet u dorëzuan me nënshkrimin e deputetëve Nikolla Micevski, Martin Kostovski, Vjollca Ademi, Adnan Neziri, Dimitar Apasiev dhe Pavle Trajano ndërsa u miratuan me 90 vota “për” dhe asnjë kundër. Me këto ndryshime, patentë shoferët me emrin e vjetër të shtetit do të vlejnë deri në fund të vitit. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski tha se në këtë mënyrë do të tejkalohet problemi i qytetarëve./tvklan.mk