Kosovë: Miratohet me konsensus rezoluta kundër Serbisë

KERKOHET HETIM NDËRKOMBËTAR DHE EKSTRADIMIN E TERRORISTEVE NGA SERBIA

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë me anë të së cilës ka dënuar sulmit terrorist të së dielës.

Nëpërmjet kësaj rezolute Kuvendi bënë përgjegjëse Serbinë për sulmet në Banjskë të Zvecanit ndërsa kërkohet nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me mbështetjen që i ka bërë këtij grupit terrorist, nga sulmet e të cilit ka vdekur një polici i Kosovës.

Vlerëson punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë në aksionin e të dielës ndërsa inkurajon pluralizimin politik edhe më të madh në radhët e komuniteteve joshumicë vecanërisht te komuniteti serb. .

Në nisje të seancës kryeministri Albin Kurti ka kërkuar ekstradimin e sulmuesve që kanë ikur në Serbi. Përveç tyre, Kurti ka thënë se të gjithë sulmuesit tjerë ose janë vrarë, ose janë arrestuar.

Nuk ka munguar as reagimi i partive opozitare.

Të dielën, si pasojë e një sulmi terrorist të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share