Kuvendi i FFM-së/ Masar Omeragiq presidenti i ri – kthehen legjendat e futbollit në FFM!

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht me President të ri. Në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFM-së, pas dorëheqjes së Muamed Sejdinit, delegatët njëjzëri zgjodhën Masar Omeragiqin për Kryetar të Federatës së Futbollit.

Pas 6 viteve në krye me Muamed Sejdinin, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kalon në një fazë të re nën udhëheqjen e Masar Omeragiqit.

Menjëherë pas përfundimit të Kuvendit të jashtëzakonshëm, Kryetari Omeragiq mbajti takim me anëtarët e Këshillit drejtues të Federatës.

Marjan Stojkoski do të jetë Nënkryetari i ri i FFM-së, kurse Drilon Ganiu, u.d Sekretar i Përgjithshëm.

Me propozim të Kryetarit të ri FFM-së, legjenda e futbollit, Goran Pandev është emëruar Drejtor Sportiv për të gjitha seleksionet e reprezentacionit.

Ilija Najdoski dhe Agim Ibraimi u emëruan si këshilltarë në kabinetin e Kryetarit të FFM-së, Masar Omeragiq.

Përveç kthimit të legjendave në futbollin e Maqedonisë, Masar Omeragiq u zotua për rikonstruimin e plotë të kategorive të të rinjve si dhe premtoi se në sezonin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut do të aplikohet sistemi VAR.

Sipas Omeragiqit, FFM-ja do të punojë edhe për kthimin e futbollistëve të cilët për arsye të ndryshme nuk janë pjesë të reprezentacionit duke potencuar në radhë të parë Arijan Ademin dhe Stefan Ristovskin.

Postin e Omeragiqit në krye të FFM-së, përmes përfaqësuesve të tyre, ia uruan UEFA-ja dhe FIFA.

Masar Omeragiqi është Kryetari i 7-të I FFM-së, pas Alekso Kiprovskit, Ljubisav Ivanov, Lambe Arnaudov, Haralampie Haxhi – Risteski, Ilço Gjorgjioski dhe Muamed Sejdini.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share