Kuvendi do të miratojë konkluzione për propozimin francez

TRAJANOV: NË QOFTË SE KA MBIVOTIM UNË NUK DO TË VOTOJ

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Shumica qeveritare në pushtet është në pritje të bisedimeve me grupet opozitare në lidhje me atë çfarë konkluzione mund të miratojë Kuvendi si udhëzime për Qeverinë në procesin e mëtejshëm të negociatave aderuese me Bashkimin Evropian. Konkluzionet pritet të insistojnë në përjashtimin e çështjeve dypalëshe historike dhe arsimore me Bullgarinë në Kornizën negociuese me BE-në dhe respektim të pakushtëzuar të veçorive të identitetit të popullit maqedonas, thonë nga partia në pushtet LSDM, raporton Klan M.

Derisa Qeveria ta dorëzojë në Kuvend propozimin francez për fillim të negociatave aderuese me BE-në, deputetët nga shumica qeveritare propozojnë që përmes konkluzioneve të votuara në Kuvend ta udhëzojnë Qeverinë sit ë sillet më tej në raport me çështjet kyçe që kanë shkaktuar shqetësim.

“Ne do t’i japim propozim-konkluzionet tona të cilat kanë të bëjnë me përcaktimin tonë strategjik për anëtarësim në BE me përjashtimin e çështjeve dypalëshe historike dhe arsimore dhe gjithsesi konkluzione që do të thonë respektim i pakushtëzuar i veçorive historike, gjuhësore dhe kulturore të popullit maqedonas.” – deklaroi Jovan Mitrovski, LSDM.

“Dëshiroj të ritheksoj edhe një herë se solidarizohemi plotësisht me bashkëqytetarët tanë maqedonas, kemi të kaluar të përbashkët, kemi të ardhme të përbashkët. Nuk është koha për lajme të rrejshme, për debat emotiv të bazuar në lajme të rrejshme. Gjuha maqedonase është e pastër në Kornizën negociuese, pa fusnota, pa flamur.” – deklaroi Arbër Ademi.

“Sugjerimi im është që të prolongohet gjithë procesi, seanca plenare të caktohet pas miratimit të ribalancit të buxhetit, të kemi dhjetë ditë për debat serioz dhe të sillen konkluzione që do të kenë mbështetje më të gjërë në Kuvend. Përndryshe në qodtë se kemi proces të mbivotimit atëherë unë nuk do të votoj për konkluzion të tillë që nuk do të jetë me konsensus të gjërë.” – deklaroi Pavle Trajanov, lidhja demokratike.

Trajanov insiston që Protokolli për marrëdhëniet dypalëshe me Bullgarinë, për të cilin përfaqësues të Qeverisë thonë se nuk është pjesë e Kornizës negociuese, të shqyrtohet njësoj sit ë gjitha dokumentet tjera të Propozimit francez, sepse është në pakon që i miraton Këshilli i BE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share