Kuvend, vijon debati për rikonstruimin e Qeverisë

LSDM DHE VMRO ME AKUZA TË NDËRSJELLA

Ka vijuar për të tretën ditë me rradhë debate në Kuvend për rikonsturimin e Qeverisë. Nga opozitarja VMRO DPMNE thonë se shumica nuk I ka numrat e mjafuteshëm për të shpejtuar procesin e votimit të ministrave të rinj, ndërsa këto të fundit u përgjigjën se numrat janë por që vetë deputetët e VMRO-DPMN-së po bllokojnë foltoren e Kuvendit.

”Kjo qeveri akoma nuk po ju fillon, shohim që nuk po ka ndonjë dëshirë që shpejt që të shkarkohen ministrat dhe të emërohen të rinjët. Nuk është simtomatike, disa kolege nuk po ju patjohen, kolegët nga BDI që po vendosin për Qeverinë nuk janë këtu. Ashtu siç shoh edhe ministrat nuk janë këtu. Të qartësojmë pak situatën, Besa u largua nga kjo qeveri, Alternativa u largua, u largua edhe Pavle Trajnaov para disa ditësh të gjithë duan të ikin” – tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

“Kur ne votuam nisjen e negoaciateve me BE ju i gënjyet qytetarët se po tradhtojmë popullin, po shesim gjuhën. Jeni ju të vetmit që po bllokoni shtetin, pse e dini ju vetë. Andaj na duhet bashkim i foracve në shtet, sepse dikush po bashkëpunon me shërbime të huaja për të bllokuar rrugën eurointegruese të vendit” – tha Nenad Kolic, LSDM.

Kryeministri Kovaçevski ka përsëritur se shumica ka mbi 64 deputetë të sigurtë pavarissht largimit të Aalternativës dhe Lidhjes demoktarike të Pavle Trajanovit. Votimi i Qevirës së re shihet si test edhe për ndryshimet kushtetuese për të cilat janë të nevojshme 80 voota e të cilat ndryshime duhet të nisin të miratohen në qershor të këtij viti. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share