Edhe sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet të vazhdojë seanca e 88-të, ku do të debatohet për emërimin e Risto Penovit për ministër të Vetëqeverisjes Lokale dhe për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues.
Propozimi që Penov të jetë ministër i Vetëqeverisjes Lokale vjen pasi bashkë-partiaku i tij dhe paraardhësi Goran Milevski dha dorëheqje nga posti për arsye personale.