XHAFERI OPOZITËS – KENI ARDHUR VETËM PËR SHPENZIMET E RRUGËS
Në mungesë të numrit të mjaftueshëm të deputetëve për të votuar, Kuvendi i ka miratuar vendimet për dërgimin e ushtarëve të Maqedonisë së Veriut në misionet paqësore të Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe në Afrikë. Debati i shkurtër, para se të kërkohet pauzë, sërish shërbeu për përplajse në mes Kryetarit Talat Xhaferi dhe opozitës për atë kush më shumë e bllokon punën dhe miratimin e ligjeve. Nga VMRO-DPMNE pohojnë se shumica në pushtet ka problem me kohezionin e saj, ndërsa Xhaferi është përgjigjur se deputetët e opozitës vinë në ndërtesën e Kuvendit vetëm për mëditjen dhe jo për të punuar, raporton Klan M.
Me rreth 45 deputetë të pranishëm të shumicës dhe tre në karriket e opozitës filloi seanca e 71-të e Kuvendit dhe përfundoi për 20 minuta, me kërkesë për pauzë. Për dërgimin e ushtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Republikën Qendrore Afrikane, do të votohet në një rast tjetër, kur do të ketë kuorum në sallën e Kuvendit.
“Në bazë të nenit 162 të Rregullores së Kuvendit kalojmë në votim, pas propozim vendimit në tërësi. Votimi do të jetë në mënyrë plotësuese.” – deklaroi Xhaferi.
Anulimi i një numri të madh të ligjeve të rëndësishme, të bllokuar për muaj të tërë për shkak të obstruksioneve të shpeshta në Kuvend, në mes tjerash edhe mospasja e kuorumit për punë dhe për votim, në mesin e të cilëve edhe Ligji për Shërbim në Armatë, si dhe për dërgimin e ushtarëve në misione ndërkombëtare, dy blloqet politike i interpretojnë në mënyrat e tyre.”
“Qëllimisht nuk jemi paraqitur për të marrë fjalën që të kalojnë këto dy pika, por plotësimi i kushteve për votim dhe obligim të Qeverisë dhe të shumicës në pushtet siç e shohim tashmë një kohë të gjatë ata nuk mund të mblidhen në Kuvend që të mund t’i votojnë pikat që vetë i vendosin në rend dite.” – tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në fjalimin e tij, Panovës iu përgjigj se nuk do të punojë me shantazhe.
“Ky është shantazh. Keni ardhur, keni nënshkruar atje, do t’i merrni shpenzimet e rrugës dhe do të më flisni për imazhin e shtetit. Ju do të flisni për imazhin e shtetit. Dilni, shkoni në shtëpi nëse dëshironi të shkoni. Ky është shantazh. Populli nuk ju ka zgjedhur të rrini nëpër korridore, ju ka zgjedhur këtu të thoni çfarë keni për të thënë.” – deklaroi Xhaferi.
Punën normale të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e presin disa dhjetëra ligje të cilat kanë të bëjnë me ekonominë, çështjet sociale, shëndetësinë. Për një kohë të gjatë grupet parlamentare, posaçërisht opozita shfrytëzojnë vegla për bllokimin e punës, përmes qindra amendamenteve, mungesë në sallë, mosthirrjen e debatit të komisonit dhe të tjera. /KlanMacedonia/