Kuvend: Të premten votohen ligjet për “Behtel & Enka”?!

OPOZITA KA VAZHDUAR ME AKUZAT, QEVERIA THOTË SE KA SHUMICË STABILE

Në Kuvend është drejt përfundimit debati për pakot e ligjeve të Qeverisë për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D, njofton KlanM.

Më së voni deri të premten shumica parlamentare do të përpiqet të sigurojë kuorumin që të gjitha ligjet të votohen në një pako.

Opozita ka vazhduar me akuza se me këto pesë ligje qeveria përpiqet që ta bëjë të ligjshme krimin, sic thonë, nga marrëveshja e dëmshme për korridoret.

VMRO-DPMNE, sic percjell KlanM, thotë se shumica pranon ndryshimin e Ligjit për eksproprijim për shkak se kanë vendosur vvlerën e njëjtë të dëmshpërblimit për të gjitha ndërtimet që do të rrënohen e që gjenden në trasenë e autostradave.

Socialdemokratët sqarojnë se eksproprijimi do të bëhet konform vendimeve tatimore.

Nga Qeveria, sic percjell KlanM, thonë se kanë shumicë stabile për votim, por nga opozita presin që Presidenti Pendarovski të mbetet në qëndrimin se nuk do t`i dekretojë ligjet që cënojnë të drejtat e njeriut, që sipas VMRO-DPMNE-së, paraqiten me këto zgjidhje ligjore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share