Kuvend: Të premten seanca për Ndryshimet Kushtetuese

VMRO-DPMNE NUK NDRYSHON QËNDRIMIN

VMRO-DPMNE nuk ndryshon qëndrimin për ndryshimet kushtetuese, kurse LSDM-së dhe BDI-së u mungojnë edhe 8 deputetë për t`i futur Bullgarët në Kushtetutë dhe të realizojnë obligimin e BE-së, njofton KlanM.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë dhe i padiskutueshëm që para një viti. Ndryshimet kushtetuese nuk do të kalojnë dhe bëjmë thirrje të bëhen kombinime tjera. Do të shihet se nuk kanë legjitimitet dhe hapi i vetëm që duhet të bëhet janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare” – tha Naum Stoilkovski.

Të premten më 18 gusht, sic njofton KlanM, Kuvendi duhet të nis seancën plenare për ndryshimet kushtetuese. Duhet të votohet për rendin e ditës, për të cilin duhen 61 vota.

Ndryshimet kushtetuese miratohen me shumicë prej dy të tretave apo 80 deputetë. Pa këtë shifër procedura nuk mund të vazhdojë.

Nëse procedura zhvillohet sipas afateve më të shkurtëra, sic percjell KlanM, për finalizimin e fazave të ndryshimeve kushtetuese do të duhen së paku 3 muaj e gjysmë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share