Kuvend: Shumica e re mes dilemave dhe spekulimeve?!

Për sa realisht do të rritet shumica qeveritare?

Partitë përgatiten për seancën e Kuvendit ku në rend dite janë propozimet për shkarkimin e Ministrave dhe Zv/Ministrave dhe për zgjedhjen e të rinjve, pasi ASH-ja arriti marrëveshje që t`i bashkangjitete shumicës.

Pyetja që shtrohet në opinion është se për sa realisht do të rritet shumica qeveritare? Shkaqet dihen. ASH-ja që ka 8 deputetë futet në Qeveri, por del Alternativa.

Mbrëmë, siç njofton KlanM, Kuvendi Qendror miratoi vendimin që tre deputetët e Alternativës të veprojnë si opozitë në Kuvend. Deputeti i katërt I kësaj partie, Skender Rexhepi, që vepron si i pavarur, sipas spekulimeve llogaritet si deputeti që nuk do ta mbështesë shumicën, por ka pohime se ndoshta mund ta bëjë të kundërtën.

Shumica, siç percjell KlanM, nuk do ta ketë përkrahjen e deputetëve të BDI-së që janë pjesë e të ashtuquajturit “Grupi i Zjarrit”, të Izet Mexhitit dhe Merita Koxhaxhiku, por edhte të deputetit të pavarur Kastriot Rexhepi. Nuk dihet nëse rezistenca do të mbetet në këtë “treshe” duke marrë parasysh se janë rritur pakënaqësitë pas propozimit për shkarkimin e Zv/Ministrit të Mbrojtjes, Bashkim Hasani, që është pjesë e këtij grupi.

Nuk është i sigurtë as edhe mbështetja nga Deputeti dhe Lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, partner koalicioni të LSDM-së. Para disa ditësh nga kjo parti, sic njofton KlanM, thanë se nuk janë të gatshëm të mbështesin partnerin e ri në Qeveri, nëse ai kërcënohet me destabilizim, radaikalizim dhe riorganizim të Maqedonisë, duke aluduar në një deklaratë të liderit të ASH-së, Arben Taravari.

Pas turbulencave të këtilla, vlerësohet se shumica qeveritare mund të mbetet me mbështetjen e njëjtë sikurse paraprakisht ose minimalisht të rritet për 1 ose 3 deputetë. Vlerësimet, sic percjell KlanM, bazohen në spekulimet nga kuloaret politike se mund të ndryshojnë mendje deputetët që kanë paralajmëruar se do të votojnë “kundër”, por ka edhe spekulime në drejtim të kundërt, për deputetë që qeveria I llogarit si mbështetës të sigurtë. E gjithë kjo e bën epilogun krejtësisht të pasigurtë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, të premten e kaluar dorëzoi propozimin për shkarkimin e tre Ministrave nga Alternativa. Për Ministra të rinj janë propozuar Krenar Lloga – Ministër I Drejtësisë, Fatmir Mexhiti – Ministër i Shëndetësisë, Azir Aliu – për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Kaja Shukova – Ministre e Ekologjisë. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share