Kuvend: Rritja e çmimeve dominon seancën parlamentare

NË VEND TË ENERGJETIKËS, DISKUTOHET HEQJA E MASAVE ANTIKRIZË

Replika e kundër-replika, akuza e kundërakuza, dhe kritika për politikë të keqe të kësaj Qeverie. Kështu u zhvillua seanca e sotme e Kuvendit, ku po diskutohej për energjetikë, raporton KlanMacedonia/

“Pa hedhur fjalë nga vendi, nëse keni diçka të hapur mes vete, dilni jashtë nga salla”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nënkryetari i Kuvendit herë pas here rikutojnte deputetët se cila ishte pika e rendit të ditës për të cilën duhej diskutuar.

Shumica e deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, fokusin e vendosën në çmimet e larta me të cilat ballafaqohen prej sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

”Sot është dita më e madhe kolegë të pushtetit, pasi sot i kemi rritjet më të mëdha të çmimeve, prej sot një litër vaj kushton sa taksa e hequr e radio-difuzionit, sot një litër benzinë tashmë nuk shitet sikur në dyqanet gjithçka për 99 denarë, sepse sot një litër benzinë është mbi 100 denarë, sot kolegët e shumicës parlamentare heshtin ndaj këtyre shtrenjtimeve, heshtin pasiqë i vetmi projekt i premtuar dhe i realizuar mbeti heqja e taksës radiodifuzive.” – tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE.

Deputeti i LSDM-së Nenad Kociq, akuzoi VMRO-DPMNE-në se vetëm aktron keqardhje, duke kërkuar që siç tha ai, të kthehen paratë që janë vjedhur nga populli dhe të njejtat menjëherë do të shërbenin për ndihmë të shtetit në këtë gjendje në të cilën ndodhet.

“01:57:25 Dy vite praktikisht ju bëtë si servilë lidhur me krizën me koronavirusin, aktronit keqardhje ndërsa silleshit me servilosje , po, gjithashtu aktruat keqardhje për gjendjen në të cilën ndodhet vendo , pas dite organizonit mbledhje nëpërmjet të cilave shpërndahej korona, kjo ishte fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së gjatë kohës së pandemisë.” – tha Nenad Kociq, LSDM.

Me një intonacion të lartë, kundër- replikoi Stojanovska.

“Ja nënkryetari tani më thotë se nuk e ka dëgjuar kolegun Kociq që e ka përdorur termin servilosje, ndoshta prandaj nuk ka transmetim me zë në kanalin e kuvendit që të mos dëgjohen këto fjalë nga ana e deputetëve. E dini çfarë domethënë servilosje, ajo që ju këtu dilni me replika dhe mbroni diçka që është vjedhje e qytetarëve…. Si nuk ju vjen turp dhe do të përmendni krizë nga pandemia me koronavirusin. 9306 të vdekur ka, ju keni profituar nga firma fantome me nga një të punësuar, me vaksina të dyshimta nga Hong Kongu, ju jeni servilë pasi më duhet të shprehem sipas fjalorit tuaj. Verifikoni si janë çmimet sot dhe mos aktroni…” – thanë nga VMRO.

Edhe gjatë ditës së sotme vazhdojnë katër seanca të mbetura përgjysmë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share