Kuvend: Mbërrijnë dorëheqjet, enigmë Daim Luçi?

Në Kuvend janë dorëzuar dorëheqjet e disa funksionarëve të qeverisë që ndërrohen me hyrjen e ASH-së në Qeveri. Në Kuvend, sic njofton KlanM, janë dorëzuar edhe propozimet e Kryeministrit Kovaçevski për shkarkime, që është në kontekst të riformatimit qeveritar ku paralajmërohen ndryshime në katër Ministri dhe në pesë pozita të Zv/Ministrave.

Për shkak të ndryshimeve që I paralajmëroi Qeveria, Alternativa doli nga koalicioni qeveritar, por, sic percjell KlanM, mbetet enigmë përse në mesin e dorëheqjeve nuk është ajo e Daim Luçit – Zv/Ministrit të Kulturës i cili në koalicionin qeveritar hyri si anëtar I Alternativës. Për Daim Luçin nuk ka as edhe kërkesë për shkarkim, por as paralajmërim për zëvendësin e tij.

Nga dokumentet që janë dorëzuar në Kuvend, sic percjell KlanM, vërehet kërkesa për shkarkimin e Bashkim Hasanit – Zv/Ministrit të Mbrojtjes, Abdulshuqur Abedinit – Zv/Ministrit të Bujqësisë dhe të Lulzim Aliut – Zv/Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

Në mesin e të shkarkuarve është edhe Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti si dhe të Xhemal Çupit – Ministër pa resor I ngarkuar për diasporën.

Në Kuvend, sic njofton KlanM, dorëheqjen e ka dorëzuar Zv/Ministri për Shëndetësi, Vladimir Rendevski i cili I kthehet neurokirurgjisë, Zv/Ministri I Drejtësisë, Agim Nuhiu, si dhe Ministri i Drejtësisë, Nikola Tupançevski.

Dorëheqje të parevokueshme dorëzoi edhe Ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nurredini.

Nga dokumentet që janë dorëzuar në Kuvend mund të shihet se për Zv/Ministër të Mbrojtjes është propozuar Tiron Jahjaga, Zv/Ministre e Drejtësisë, Viktorija Avramovska – Madiq, Zv/Ministre e Bujqësisë, Vjollca Berisha, Zv/Ministre e Shëndetësisë, Maja Manoleva dhe Zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Agim Nuhiu. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share