VMRO: SEANCË ME KOVAÇEVSKIN DHE ZAEVIN PËR ÇËSHTJEN ME BULLGARINË
Zhvillimet e fundit me Bullgarinë dhe me procesin eurointegrues të vendit kanë qenë temë diskutimi edhe në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh. Deputeti i VMRO – DPMNE-së pyeti kryeministrin, Dimitar Kovaçevski se a do të merrte pjesë në një seancë të Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën do të ishte i ftuar edhe ish kryeministri Zaev, ministri aktual i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe paraardhësi i tij, Nikolla Dimitrov. Milloshoski kërkon që në këtë seancë, në qoftë se do të realizohej, do të sqarohej propozimi francez si dhe marrëveshja me Bullgarinë.
“Kjo seancë do të kishte për qëllim të shqyrtojë atë propozim që ju e refuzuat në Bruksel, në atë formë që është – jozyrtar dhe do të kishte për qëllim të bëjë një kohezion më të gjerë te të gjitha grupet politike në Republikën e Maqedonisë, që të kemi pozicione më të forta, të kemi më pak mosmarrëveshje dhe të mos krijohet ajo që ju ndonjëherë e quani histeri të ekspertëve dhe ngritje të tensioneve”, deklaroi Antonio Milloshovski, deputet nga rradhët e VMRO-DPMNE-së
Kryeministri Kovaçevski u përgjigj se është mirë të ketë diskutime publike dhe mendime të ndryshme dhe ato mendime duhet të merren parasysh nëse ka sjellje korrekte politike, por në atë rast nuk do të bëhej fjalë për seancë por për atë duhet të ketë diskutim publik. Sipas tij, nuk do të ishte e drejt që të izolohet ftesa vetëm për disa persona.
“Vlerësoj se ju si kryetar i komisionit duhet t’i ftoni të gjithë kryeministrat e shtetit, të gjithë presidentët e shtetit, njëri nuk mund të vijë se është jashtë, por do adresohet me shkrim, të gjithë ministrat e jashtëm sepse, nuk vlerësoj se ministrat që janë në dy mandatet e fundit, meritojnë të kenë përparësi ndaj ministrave që kanë qenë për shembull në dy mandatet e para. Unë ju mbështesë në idenë tuaj për të zhvilluar debat publik me të gjithë që kanë udhëhequr politikën e jashtme, shtetin dhe kryetarët e Qeverisë”, deklaroi Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski
Ndërkohë, deputeti nga LSDM, Martin Kostovski pyeti kryeministrin se, cilat janë hapat e ardhshëm të Qeverisë në aspektin e eurointegrimeve. Kryeministri tha se për të dhe për qytetarët nuk janë të pranueshme idetë që nuk e ruajnë qartë gjuhën dhe identitetin maqedonas dhe se, çështjet historike nuk mund të jenë kusht në kornizën negociuese./KLanMacedonia/