Kuvend: Dita e tretë e debatit për rishikimin e buxhetit

SNOPÇE: QEVERIA E PAINTERESUAR PËR BUXHETIN

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar sot kritikat dhe argumentet pro dhe kundër në lidhje me rishikimin e buxhetit, për të cilin po debatohet tash më tre ditë.

Sipas deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, kritikoi Qeverinë se, nuk është e interesuar për buxhetin pasi në debat, nuk ka asnjë përfaqësues qeveritar, përpos zëvendësministrit të Financave. Ai po ashtu tha se, ngjarjet e fundit me propozimin francez janë në një farë mënyrë defokusim i opinionit nga tema e buxhetit.

“Një shtet normal dhe serioz kuptohet se, dokumentin i cili e përshkruan buxhetin dhe rishikimin e buxhetit duhet të jetë dokumenti kryesor i një shteti dhe i një qeverie. Kur them dokumenti kryesor e them atë sepse, në bazë të këtij dokumenti Qeveria na tregon se si do të harxhohen mjetet e qytetarëve”, deklaroi Halil Snopçe ASH

Deputeti i BDI-së, Bedri Fazli tha se, me rishikimin e buxhetit parashihen masa të reja ekonomike si dhe realizimi i programit të Qeverisë.

“Në prag të negociatave për anëtarësim në BE është proces i cili do të ndikojë në buxhetin e ardhshëm për 2023. Me rishikimin e buxhetit janë parashikuar masa shtesë për ndihmë të qytetarëve dhe kompanive për likuiditetin e tyre edhe atë në vlerë prej 4,7 miliardë euro. Në lidhje me buxhetin dhe rishikimin e buxhetit e dimë se është dokument i rëndësishëm, me çka në këtë buxhet janë parashikuar qëllimet, programet e Qeverisë”,deklaroi Bedri Fazli BDI.

Ndërkohë, Kole Çakarçiev nga LSDM porosit që të votohet rishikimi i buxhetit, si dokument bazë i një shteti.

“Përmendët se brenda dhe jashtë objektit të Kuvendit flasim gjithçka tjetër vetëm të defokusohet opinioni. Absolutisht pajtohem me ju, rishikimi përkatësisht buxheti është dokument bazë i një shteti të cilin ne duhet ta votojmë dhe duhet ta mbështesim maksimalisht, pavarësisht nëse pajtohemi ose jo. Për këtë duhet diskutojmë dhe debatojmë”, deklaroi Kole Çakariev LSDM

Sipas rregullores së Kuvendit, diskutimi për rishikimin e buxhetit në seancë plenare zgjatë më së shumti pesë ditë pune./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share