Kushtetuta e Maqedonisë së veriut ka shumë defekte dhe për ta vënë në vijë, duhet të bëhen ndryshime thelbësore, sipas analistit Qenan Aliu. Ndryshimet e paralajmëruara tani, sipas Aliut, janë margjinale dhe kanë të bëjnë vetëm me një hekurosje të saj.
“Andaj, këtë që e koketon edhe Aleanca për Shqiptarët se ‘ne kërkojmë’, ‘ne synojmë’, asgjë nuk bëhet përderisa trupi ekspertëve nga Ministria e Drejtësisë në komisionin amë të Kuvendit nuk del me kornizën që në debat publik dhe në amendime të jetë pjesë edhe neni që ka të bëjë me gjuhën shqipe”, tha mes tjerash Qenan Aliu në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia