Kush janë ministrat e ri të Qeverisë?

LLOGA, MEXHITI, ALIU DHE SHUKOVA KANË MBAJTUR POSTE PUBLIKE EDHE NË TË KALUARËN

Krenar Lloga, Fatmir Mexhiti, Azir Aliu dhe Kaja Shukova prej sot do të jenë drejtuesit e ri të ministrisë së Drejtësisë, Shëndetësisë, Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si dhe ministrisë së Ekologjisë.

Ata u zotuan se do të kryejnë detyrën me përkushtim dhe se do të synojnë zbatimin e reformave të nevojshme dhe proceseve që sjellin rezultatet të cilat i presin qytetarët. Ministrat e zgjedhur, sic njofton KlanM, kanë mbajtur poste publike edhe në të kaluarën.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga është jurist i diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore, ku edhe ka magjistruar, ndërsa ka dhënë edhe provimin e jurisprudencës.  Lloga, sic njofton KlanM, është anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në periudhën 2009-2010 ka qenë zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë Financiare, ka punuar si udhëheqës i Sektorit për menaxhim me resurse njerëzore në Avokaturën e Shtetit dhe sekretar i Komunës së Strugës.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti nga ASH, është me profesion neurolog specialist në Klinikën Universitare Shkup, ku punon nga viti 2011. Ai, sic njofton KlanM, ka studiuar në Fakultetin e Sarajevës në periudhën 1993-1999, ka marrë licencën për mjek në vitin 2000, ndërsa ka specializuar neurologjinë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 2015.

Ministrja e Ekologjisë, Kaja Shukova ka diplomuar në Fakultetin Teknologjik Metalurgjik në Shkup. Nga viti 2020 është sekretar shtetëror i Ministrisë së Ekologjisë, ku ka qenë në më shumë funksione nga viti 1999.

Ndërkaq, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu është profesor universitar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë. Aliu ka qenë drejtori i parë dhe iniciator i parkut të parë teknologjik në Tetovë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share