Kush ishte autori i atentatit ndaj Donald Trup? FBI po heton motivet dhe nëse i riu ka patur bashkëpunëtorë

Autori i cili qëlloi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump është Thomas Matthew Crooks.

Identifikimi I 20-vjecarit nga Pensilvania  është bërë me ADN ndërsa motivet e tij  mbeten të panjohura.

I riu i cili qëlloi nga çatia e një ndërtese që shënjestronte  Donald Trump, u qëllua për vdekje nga një agjent i Shërbimit Sekretn. Në kërë video të siguruar nga TMZ tregohet  momenti  kur  autori filloi të qëllonte me armë .

 Ai ndodhej jashtë zonës së siguruar nga Shërbimi Sekret përpara mitingut. Forcat e rendit thanë gjithashtu gjatë një konference për shtyp këtë mëngjes se kishte pako të dyshimta rreth vendit ku ndodhej personi i armatosur.

Thomas Mattheë Crooks jetonte në qytetin Bethel Park, rreth 70 kilometra larg  vendit ku Trump po  mbante mitingun.

Dëshmitarët në  miting  flasin për një skenë të përgjakshme dhe kaotike, me njerëz që përpiqeshin t’u jepnin ndihmën e parë atyre që u qëlluan me armë zjarri. Të shtënat lanë të vdekur një pjesëmarrës në tubim dhe dy të tjerë në gjendje kritike, thanë autoritetet.20-vjeçari ishte një votues i regjistruar republican por në këtë video të tij autori thotë se urren republikanët.

“I urrej republikanët dhe Donald Trumo dhe gjejeni cfarë ju po ngatërrohet me personin e gabuar”- thotë ai.

 Hetuesit  po fokusohen aktualisht jo vetëm në gjetjen e një motivi por edhe  tek fakti nëse autori ka patur  bashkëpunëtorë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share