Kush është fajtori për vonesat e integrimit në BE? – Besa dhe BDI me qëndrime të kundërta

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu në emisionin Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, theksoi se përgjegjësinë më të madhe për ngecjen dhe vonesat drejt integrimit të vendit në BE është partia shqiptare që ka qenë më gjatë në pushtet. Sejdiu përmendi deklaratat e ambasadorëve të vendeve të huaja dhe ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij, po ua bëjnë të qartë politikanëve në vend se pa reforma dhe pa hapa konkrete nuk mund të ketë integrim.

“Ne na duhen veprime shumë serioze, jo deklarative siç i kemi pasur deri tani, pra veprime për të marrë hapa për ta luftuar korrupsionin”, tha mes tjerash Sejdiu.

Ndërsa nga ana tjetër deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija deklaroi se fajtore për vonesat ka qenë VMRO-DPMNE-ja, duke shtuar se qeverisja e saj e viteve 2006-2008 me PDSH-në e pa BDI-në fituese të zgjedhjeve tek shqiptarët, ka qenë një eksperiment “për t’u mbushur mend”.

“Nuk mundet shqiptarët t’i përfaqësosh si do ti. Ajo qeveri nuk zgjati shumë dhe këtu ra ai pretendim i partive maqedonase se mund të përzgjedhin tek elektorati shqiptar”, tha mes tjerash drija./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share