Kush dhe pse dërgon objekte të çuditshme fluturuese mbi SHBA?!

Avionët luftarakë të SHBA-ve për tri ditë kanë rrëzuar tre objekte fluturues

Misteri i sigurisë kërcënohet me stuhi politike në SHBA, pasi avionët luftarakë amerikanë për tri ditë me rradhë kanë rrëzuar nga një objekt fluturues të paidentifikuar, lart mbi kontinentin verior amerikan. Kjo vijon pasi para një jave opinioni e ndoqi rrëzimin e balonës së madhe kineze, për të cilën pohohet se ka qenë e pajisur me teknikë për mbikëqyrje. Për objektet tjera fluturuese nuk ka detaje nga Pentagoni dhe Kapitoll Hilli, që gjithë situatën e bëjnë edhe më misterioze. As Qeveria e Kanadasë, hapësira ajrore e së cilës u dëmtua, nuk njofton çfarë është parë saktësisht, gjë që vëmendjen e përqëndron te kreu ushtarak dhe ai i zbulimit – nëse është në rrezik edhe aviacioni civil. Këtë vakum informativ, Republikanët e shfrytëzojnë për dyshime në udhëheqjen e Presidentit amerikan Joe Biden.

Mediat amerikane vlerësojnë se kjo ndodh në moment të tensioneve të përgjithshme globale, kur marrëdhëniet me Kinën janë të rënduara, ndërsa SHBA-të janë në rolin e udhëheqësit të Perëndimit kundër Rusisë dhe agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

“Gjithë kjo është serioze, gjithçka që ka ndodhur gjatë 10 ditëve të fundit, fenomen që nuk e kemi pasur më parë. Ushtria duhet të ketë plan jo vetëm që të vendosë çfarë ndodh, por edhe t’i vë në dukje rreziqet që mund të vinë”, deklaroi senatori demokrat Jon Tester.

Komanda për mbrojtje të hapësirës ajrore të Amerikës së Veriut është në alaramin më të lartë. Sipas Pentagonit, objekti i rrëzuar fluturues dje nuk ka paraqitur kërcënim ushtarak, megjithatë lidhet me sinjalet e kapura më parë të radarit në Montana, ku janë të vendosura siloset e raketave amerikane dhe impiante të tjera të ndjeshme./KlanMacedonia

PËRGATITI: BILJANA GEORGIEVSKA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share