PRESIDENTI SERB PRANON TË SHKOJË NË BRUKSEL NDONËSE ËSHTË PESIMIST
Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurti do të takohen me 18 Gusht në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së. Presidenti serb është pessimist për takimin duke pretenduar se kushdo që mendon se mund të ruhet paqja me Albin Kurtin e ka gabim.
Presidenti serb Vuçiq ka pranuar takimin me Albin Kurtin në Bruksel më 18 gusht me ndërmjetësimin e BE-së ndonëse ai nuk pret asgjë nga ky takim. Vuçiq e kishte anuluar një takim me Kurtin i planifikuar në Bruksel më 19 korrik. Sipas presidentit serb ai shmangu skenarin më të vështirë në Kosovë ku palët ishim një hap larg përballjes ushtarake.
“Thelbi i problemit është se disa në rajon mendojnë se kur ka histeri të përgjithshme për luftën në Ukrainë, ata mund të realizojnë interesat e tyre. Unë nuk jam as Millosheviçi, as Tadiçi, nuk jam mësuar të humbas, nuk kam kërcënuar askënd, nuk kam thënë një fjalë të keqe, por nëse përpiqen t’i bëjnë Serbisë diçka që kanë bërë në të kaluarën, atëherë do të përballeni me një tjetër përgjigje, deklaroi Presidenti i Serbisë Alekssandar Vuçiq.
Vuçiq tha se i kishte organizuar ai barrikadat, por vetë njerëzit e thjeshte.
Gjithë atë kohë jam përpjekur për të bindur lidershipin e serbëve në Kosovë për heqjen e barrikadave. E di që askush nuk do ta besojë, por ata nuk deshën t’i heqin ato, vendosmëria e tyre ishte më e madhe se kurrë, ata kundërshtonin. Unë bëra gjithçka që munda për të ruajtur paqen. Jam krenar për unitetin që kemi me popullin tonë në Kosovë, deklaroi Presidenti i Serbisë Alekssandar Vuçiq.
Vuciç tha se edhe pse do të ruajë paqen, Serbia do të forcojë ushtrinë e saj.
Incidentet janë shtuar me 50 për qind që nga ardhja e Kurtit në pushtet,. Prishtina i referohet marrëveshjes së vitit 2011, e cila është shumë e keqe për ne qe është nënshkruar nga Borko Stefanovic si i dërguar i Tadicit në atë kohë. Sipas saj, të dy palët kanë të drejtë që të vendosin reciprocitet për hyrje-dalje, por ne nuk mund t’i lëmë personat me letërnjoftime të Kosovës pa dokument shoqërues sepse kjo do të thoshte se ne njohim pavarësinë e saj.
Kur bëhet fjalë për targat kosovaret nuk kanë aspak të drejtë sepse ata i anulluan targat KS të UNMIK-ut të cilave ne kishim të drejtë t’i referoheshim.
Vuçiq tha se kishte shkëmbyer mesazhe me liderë të shumtë botërorë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron ndersa me Miroslav Lajçak kishte folur të paktën dhjetë herë. Presidenti serb beson se kushdo që mendon se mund të ruhet paqja me Albin Kurtin e ka gabim./KlanMacedonia/