Kurti viziton policët në veri të vendit, u shërben baklllava e ëmbëlsira

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar pamje nga vizita e tij e ‘’befasishme’’ sot në Mitrovicën e Veriut.

Sipas pamjeve të publikuara Kurti ka thënë se ka qëndruar në lagjën ‘’Kroi i Vitakut’’ dhe kampin ‘’Belvedere’’

‘’Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere’’, ka shkruar Kurti.

Aty janë parë edhe forca të shumta policore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share