Kryeministri Albin Kurti ka thënë se pika 10 e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë parasheh zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga dialogu Kosovë-Serbi.
Sipas tij ajo që përmendet si vetëmenaxhim për komunitetin serb nuk nënkupton të drejtën për vetëvendosje të këtij komuniteti.
“Nuk është vetëmenaxhimi vetëvendosje, nuk është vetëqeverisje, as vetëadministrim. Është vetëmenaxhim”, është shprehur Kurti.
“Pika 10 Ii referohet 39 marrëveshjeve të mëhershme e aty e gjeni ‘Zajednicën’ e vitin 2013 dhe 2015, ku thuhet se të gjitha marrëveshjet janë të obligueshme. Në marrëveshjen e fundit nuk përmendet askudn ‘Zajednica’”
“Më 2013 është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim Asociimit që është marrëveshje kontraktuale midis Kosovës dhe BE-së. Nëse keni negociuar mirë e keni qenë më të dijshëm pse asnjëra marrëveshje nuk e pati njohjen reciproke. Më 15 shkurt 2019 ish-presidenti amerikan, Donald Trump kishte folur për njohjen reciproke, pse nuk e bëtë”, i është drejtuar ai opozitës.