Kurti: Targat KS nuk rikthehen

Qeveria e vendosur për reciprocitetin për dokumentet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë ka deklaruar se targat KS nuk mund të rikthehen në qarkullim.

“Në marrëveshjen e vitit 2016 vetë presidenti i Serbisë si nënshkrues i saj e ka pranuar që këto targa janë ilegale, si dhe ka pranuar që mundësia për regjistrim me targa KS është e përkohshme deri në shtator të vitit 2021, ata që i kanë konvertuar veturat e tyre gjatë periudhës janar 2017- Janar 2018, po ashtu e kanë ditur këtë dhe rrjedhimisht që nga shtatori i vitit 2021 i kanë konvertuar këto targa nga KS në RKS pa asnjë incident të vetëm”.

Kryeministri Albin Kurti hodhi poshtë deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd, Kristofer Hill se pala kosovare ka qenë e papërgatitur në negociatat e 18 Gushtit në Bruksel. Ai i cilësoi qëndrimet e Hill si të pavërteta dhe si shembull solli refuzimin e palës serbe të nënshkruar marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë.

“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe. Ne ishim të hapur për diskutime në këtë drejtim, mirëpo, nga ndërtesa ka dalë pala tjetër”.

Ndërsa theksoi se qeveria e tij është e vendosur për zbatimit e reciprocitetit edhe sa i përket letërnjoftimeve dhe nuk nënkupton njohje reciproke mes palëve.

“Kosova nuk mund të marr vendime që e vënë në pikëpyetje pavarësinë e vendit. Pavarësia e vendit nënkupton se nuk mund të promovohet një rend i ndryshëm për një pjesë të territorit”.

Ai theksoi se paraqiti katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë – Beograd.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share