Kurti takohet me kryetarin e Bashkisë së Izmirit

Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi miqësor, u diskutua për rolin e rëndësishëm të mërgatës sonë në Izmir dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone. Kurti dhe Tugay biseduan edhe rreth mundësive për bashkëpunim në rrafshe të ndryshme, përfshirë ekonominë, kulturën, sportin dhe qeverisjen lokale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share