Kurti: Sulmi në Banjskë – evidente mungesa e bashkëpunimit rajonal!

“SHUMICA E SULMUESVE PJESËTARË TË MBROJTJES CIVILE OSE BRIGADËS VERIORE”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Pas sulmeve terroriste në Banjskë, Kryeministri Albin Kurti vlerëson se mungesa e bashkëpunimit rajonal është evidente.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tash kur kanë mbetur edhe 13 ditë deri në këtë samitin e Berlinit që do të mbahet në Tiranë, Kurti ka deklaruar se Serbia nuk është e interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në BE pasi sipas tij, ajo po punon në plane ushtarake për aneksimin e veriut.

“Është evidente veçanërisht pas sulmit terrorist të Serbisë kundër Kosovës që mungesa e bashkëpunimit rajonal është për shkak të dallimeve të vrazhda…Serbia po punon në plane ushtarake për aneksimin e territorit tonë. Kjo tregon që fqinji jonë verior nuk është i interesuar për bashkëpunim rajonal e anëtarësim në BE”, është shprehur ai në këtë tryezë diskutimi.

Në tryezën e Institutit të Prishtinës për Studime Politike lidhur me arritjet e deritanishme dhe pritjet nga Procesi i Berlinit Kurti ka njoftuar se sipas informative preliminare të autoriteteve të Kosovës tregojnë se shumica dërmuese e personave të përfshirë në sulmin e Basnjskës janë ose pjesëtarë të organizatës, Mbrojtja Civile ose të Brigadës Veriore,  të dyja të shpallura terroriste në Kosovë, në qershor të këtij viti.

Sipas Kurtit, çështja më e rëndësishme aktualisht është siguria e Kosovës dhe ndëshkimi për sulmuesit e Policisë së Kosovës.

E Grupi Parlamentar i AAK-së, ka organizuar të martën tryezë diskutimi në lidhje me situatën e sigurisë  ku është kërkuar hetim ndërkombëtar për sulmin e Banjskës ku mbeti I vrarë polici Afrim Bunjaku.

Raporti. Blerta Dalloshi Berisha

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share