Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shkruar për sukseset e Kosovës në këtë fillim të vitit.
Ai ka përmenduar çështjen e liberalizimit të vizave, njohjen e pasaportave nga Spanja, targat, pagesa e rrymës në veri nga Elektrosever.
Kurti tha se këto janë rrjedhojë e pune të gjata të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtar.
I pari i qeverisë i ka falënderuar ata.
Albin Kurti po ashtu i falënderoi qytetarët për mbështetjen.
“Vazhdojmë”, tha ai.