Kurti plan 5-vjeçar për sigurinë: Synojmë anëtarësimin në NATO dhe BE

Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për pesë vitet e ardhshme.I pari i qeverisë theksoi se dokumenti paraqet objektivat e shtetit në raport me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Kurti tha se synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në BE si parakushte për zhvillimin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i Vetëvendosjes tha se dokumenti do të jetë garantuesi i sfidave më të mëdha të Kosovës.

Sipas tij, në qeverisjen e tij i është dhënë vëmendje e veçantë institucioneve të sigurisë duke rritur buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 52% në krahasim me vitin e kaluar

Lexo gjithashtu
Total
0
Share