Kurti: Përvoja e burgut ka qenë vendimtare në formimin tim si lider

Në një intervistë të thellë në podcastin “The Rest is Politics”, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë përvojat e tij të burgut në Serbi dhe rrugëtimin e tij politik. Duke folur me ish-diplomatin Rory Stewart dhe Alastair Campbell, ish-këshilltarin e Tony Blair, Kurti ka rrëfyer se si periudha e burgut ka qenë një kohë reflektimi dhe mësimi, duke e përdorur atë si një mundësi për të lexuar dhe për të zhvilluar aftësitë e tij organizative.

Kurti ka theksuar se përvoja e tij në burg ka qenë vendimtare në formimin e tij si lider dhe në krijimin e organizatës së tij politike. Ai ka treguar se si e ka përballurar torturën, duke humbur vetëdijen shpesh, por kurrë nuk ka humbur shpresën për liri dhe angazhimin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share