Kryeministri i vendit ka folur shkurt dhe qartë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Albin Kurti thotë se marrëveshjen e nënshkruan më 2013 paraardhësit e tij, dhe se ky vendim mbetet jokushtetues.
“Unë kam ardhur në pushtet vitin e kaluar, kanë qenë paraardhësit e mi ata që kanë nënshkruar këtë marrëveshje me të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet në Serbi. Pse nuk e zbatuan atëherë?”, pyeti Kurti në intervistën dhënë agjencisë austriake të lajmeve “APA”.
Madje, Kurti thotë se Asociacionin e dëshiron vetëm Beogradi pasi sipas tij, në këtë në mënyrë dëshiron që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit.
“Kushtetuta jonë nuk është në përputhje me një bashkim etnik, sepse thelbi i Kushtetutës së Kosovës është natyra multietnike e shtetit. Kërkesat për një autonomi të tillë për zonat me shumicë serbe në veri të Kosovës nuk erdhën as nga popullata vendase. Vetëm Beogradi e dëshiron këtë në mënyrë që të kompensohet për humbjet që pësoi në luftën në kohën e Millosheviqit, por kjo nuk është e realizueshme”, tha Kurti.